Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 4:7-11 Bibla Shqip (ALBB)

7. Por kur Sanbalati, Tobiahu, arabët, amonitët dhe asdodenjtë mësuan që riparimi i mureve të Jeruzalemit po përparonte dhe të çarat kishin filluar të mbylleshin, ata u zemëruan shumë,

8. dhe të gjithë së bashku komplotuan për të ardhur në Jeruzalem dhe për të krijuar trazira në të.

9. Por ne iu lutëm Perëndisë tonë dhe për shkak të tyre vumë roje natë e ditë kundër tyre.

10. Por ata të Judës thoshin: "Forcat e mbartësve të peshave vijnë duke u pakësuar dhe gërmadhat janë aq të shumta sa nuk do të arrijmë të ndërtojmë muret!

11. Përveç kësaj kundërshtarët tanë thoshin: "Ata nuk do të dinë dhe nuk do të shohin asgjë, derisa ne do të sulemi në mes të tyre dhe do t'i vrasim; kështu do të bëjmë që të ndërpriten punimet".

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 4