Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 4:11-20 Bibla Shqip (ALBB)

11. Përveç kësaj kundërshtarët tanë thoshin: "Ata nuk do të dinë dhe nuk do të shohin asgjë, derisa ne do të sulemi në mes të tyre dhe do t'i vrasim; kështu do të bëjmë që të ndërpriten punimet".

12. Por kur judenjtë që banonin pranë tyre erdhën dhjetë herë rresht për të na thënë: "Ngado që të ktheheni, do të na sulen".

13. Unë vendosa njerëz të armatosur në vendet më të ulëta prapa mureve; e vendosa popullin sipas familjeve, me shpatat e tyre, shtizat e tyre dhe harqet e tyre.

14. Mbasi e shqyrtova situatën u ngrita dhe u thashë parisë, gjyqtarëve dhe pjesës tjetër të popullit: "Mos kini frikë nga ata! Kujtoni Zotin e madh dhe të tmerrshëm dhe luftoni për vëllezërit tuaj, për bijtë dhe bijat tuaja, për bashkëshortet tuaja dhe për shtëpitë tuaja!".

15. Kur armiqtë tanë mësuan që ne ishim të informuar mbi këtë gjë dhe që Perëndia e kishte bërë të dështonte plani i tyre, ne të gjithë u kthyem tek muret, secili në punën e tij.

16. Qysh prej asaj dite, gjysma e shërbëtorëve të mi merrej me punët, ndërsa gjysma tjetër kishte rrokur shtizat, mburojat, harqet dhe kishte veshur parzmoret; komandantët qëndronin prapa tërë shtëpisë së Judës.

17. Por ata që ndërtonin muret dhe ata që mbartnin o ngarkonin peshat, me një dorë merreshin me punimet dhe me dorën tjetër mbanin armën e tyre.

18. Tërë ndërtuesit, duke punuar, mbanin secili shpatën e ngjeshur në ijët, ndërsa borizani rrinte pranë meje.

19. Atëherë unë u thashë parisë, zyrtarëve dhe pjesës tjetër të popullit: "Puna është e madhe dhe e shtrirë, dhe ne jemi të shpërndarë mbi muret, larg njëri-tjetrit.

20. Kudo që të dëgjoni tingullin e borisë, atje mblidhuni pranë nesh; Perëndia ynë do të luftojë për ne".

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 4