Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 13:8-14 Bibla Shqip (ALBB)

8. Më erdhi shumë keq për këtë gjë dhe kështu hodha jashtë dhomës tërë orenditë shtëpiake që i përkisnin Tobiahut;

9. pastaj urdhërova që të pastroheshin ato dhoma dhe të rivendoseshin përdorëset e shtëpisë së Perëndisë, ofertat dhe temjani.

10. Pastaj mësova gjithashtu që racionet që u detyroheshin levitëve nuk u ishin dhënë atyre dhe që levitët dhe këngëtarët, që kryenin shërbimin, kishin ikur secili në tokën e vet.

11. Atëherë qortova gjyqtarët dhe u thashë atyre: "Pse shtëpia e Perëndisë është braktisur?". Pastaj i mblodha dhe i vura përsëri në funksionet e tyre.

12. Tërë Juda solli pastaj në magazinat të dhjetat e grurit, të mushtit dhe të vajit.

13. Mbikëqyrjen e magazinave ia besova priftit Shelemiah, shkruesit Tsadok dhe Pedajahut, një nga levitët; si ndihmës të tyre, zgjodha Hananin, birin e Zakurit, bir i Mataniahut, sepse këta konsideroheshin si njerëz besnikë. Atyre u takonte detyra të bënin ndarjet midis vëllezërve të tyre.

14. Për këtë më kujto mua, o Perëndia im, dhe mos i fshij veprat e mira që kam bërë për shtëpinë e Perëndisë tim dhe për ruajtjen e saj.

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 13