Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 13:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. po atë ditë u lexua në prani të popullit libri i Moisiut, dhe aty u gjet e shkruar që amoniti dhe moabiti nuk duhet të hynin kurrë në asamblenë e Perëndisë,

2. sepse nuk i kishin pritur me bukë e me ujë bijtë e Izraelit dhe kishin rekrutuar kundër tyre me para Balaamin për t'i mallkuar; por Perëndia ynë e ndërroi mallkimin në bekim.

3. Sa e dëgjuan ligjin, ata ndanë nga Izraeli tërë njerëzit e huaj që ishin përzier me ta.

4. Para kësaj, prifti Eliashib, që ishte caktuar në dhomat e shtëpisë të Perëndisë tonë dhe kishte lidhur krushqi me Tobiahun,

5. kishte përgatitur për këtë një dhomë të madhe, ku vinin më parë ofertat, temjanin, përdorëset, të dhjetat e grurit, të verës dhe të vajit, tërë ato që me ligj u përkisnin levitëve, këngëtarëve, derëtarëve, si edhe ofertat e mbledhura për priftërinjtë.

6. Por gjatë kësaj kohe unë nuk isha në Jeruzalem, sepse në vitin e tridhjetë e dytë të Artakserksit, mbretit të Babilonisë, isha kthyer pranë mbretit. Pas një farë kohe mora leje nga mbreti

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 13