9. Bakbukiahu dhe Uni, vëllezër të tyre, rrinin përballë tyre sipas funksioneve të tyre.
10. Jeshuas i lindi Jojakimi; Jojakimit i lindi Eliashibi; Eliashibit i lindi Jojada,
11. Jojadas i lindi Jonathani; Joathanit i lindi Jadua.
12. Në kohën e Jojakimit, priftërinjtë të parët e shtëpive atërore ishin si vijon: nga shtëpia e Serajahut, Merajahu; nga ajo e Jeremias, Hananiahu;
13. nga ajo e Ezdras, Meshulami; nga ajo e Amariahut, Jehohanani;
14. nga ajo e Melikut, Jonathani; nga ajo e Shebaniahut, Jozefi;
15. nga ajo e Harimit, Adna; nga ajo e Merajothit, Helkai;
16. nga ajo e Idos, Zakaria; nga ajo e Ginethonit, Meshulami;
17. nga ajo e Abijahut, Zikri; nga ajo e Miniaminit dhe e Moadiahut, Piltai;