Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 12:5-23 Bibla Shqip (ALBB)

5. Mijamini, Maadiahu, Bilgahu,

6. Shemajahu, Jojaribi, Jedajahu,

7. Sallu, Amoku, Hilkiahu dhe Jedajahu. Këta ishin krerët e priftërinjve dhe të vëllezërve të tyre në kohën e Jeshuas.

8. Levitët përfaqësoheshin nga Jeshua, Binu, Kamieli, Sherebiahu, Juda dhe Mataniahu, që ishte caktuar bashkë me vëllezërit e tij në këngën e falënderimit.

9. Bakbukiahu dhe Uni, vëllezër të tyre, rrinin përballë tyre sipas funksioneve të tyre.

10. Jeshuas i lindi Jojakimi; Jojakimit i lindi Eliashibi; Eliashibit i lindi Jojada,

11. Jojadas i lindi Jonathani; Joathanit i lindi Jadua.

12. Në kohën e Jojakimit, priftërinjtë të parët e shtëpive atërore ishin si vijon: nga shtëpia e Serajahut, Merajahu; nga ajo e Jeremias, Hananiahu;

13. nga ajo e Ezdras, Meshulami; nga ajo e Amariahut, Jehohanani;

14. nga ajo e Melikut, Jonathani; nga ajo e Shebaniahut, Jozefi;

15. nga ajo e Harimit, Adna; nga ajo e Merajothit, Helkai;

16. nga ajo e Idos, Zakaria; nga ajo e Ginethonit, Meshulami;

17. nga ajo e Abijahut, Zikri; nga ajo e Miniaminit dhe e Moadiahut, Piltai;

18. nga ajo e Bilgahut, Shamua; nga ajo e Shemajahut, Jonathani;

19. nga ajo e Jojaribit, Matenai; nga ajo e Jedajahut, Uzi;

20. nga ajo e Sallait, Kallai; nga ajo e Amokut, Eberi;

21. nga ajo e Hilkiahut, Hashabiahu dhe nga ajo e Jedajahut, Nethaneeli.

22. Gjatë mbretërimit të Darit, Persianit, u regjistruan bashkë me priftërinjtë, levitët që ishin të parë të shtëpive atërore në kohën e Eliashibit, të Jojadas, të Johananit dhe të Jaduas.

23. Bijtë e Levit, që ishin të parë të shtëpive atërore, u regjistruan përkundrazi në librin e Kronikave deri në kohën e Johananit, birit të Eliashibit.

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 12