Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 12:42-47 Bibla Shqip (ALBB)

42. dhe Maaseiahu, Shemajahu, Eleazari, Uzi, Jehohanani, Milkijahu, Elami dhe Ezetri. Këngëtarët kënduan me zë të lartë nën drejtimin e Jezrahiahut.

43. Atë ditë ofruan flijime të mëdha dhe u gëzuan sepse Perëndia i kishte mbushur me një gëzim të madh. Edhe gratë dhe fëmijët u gëzuan; dhe gëzimi i Jeruzalemit dëgjohej nga larg.

44. Në atë kohë disa njerëz u caktuan për dhomat që shërbenin si magazina për ofertat, për prodhimet e para dhe për të dhjetat, për të mbledhur aty nga arat e qyteteve pjesët e caktuara nga ligji për

45. Ata e kryenin shërbimin e Perëndisë të tyre dhe shërbimin e pastrimit, bashkë me këngëtarët dhe me derëtarët, sipas urdhrit të Davidit dhe të Salomonit, që ishte biri i tij.

46. Në lashtësi, në kohën e Davidit dhe të Asafit, kishte në të vërtetë drejtues këngëtarësh dhe këngë lëvdimi dhe falënderimi drejtuar Perëndisë.

47. Në kohën e Zerubabelit dhe të Nehemias, gjithë Izraeli u jepte çdo ditë racionet e caktuara këngëtarëve dhe derëtarëve; vinte gjithashtu mënjanë racionin për levitët, dhe levitët vinin mënjanë racionin e shenjtëruar për bijtë e Aaronit.

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 12