Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 12:37-46 Bibla Shqip (ALBB)

37. Kur arritën te porta e Burimit u ngjitën drejtpërdrejtë nëpër shkallët e qytetit të Davidit, ku muret lartohen mbi shtëpinë e Davidit, deri te porta e Ujërave, në lindje.

38. Kori i dytë i lëvdimit mori drejtimin e kundërt; unë e ndiqja me gjysmën e popullit, mbi muret, mbi kullën e Furrave, deri te muri i Gjerë,

39. pastaj mbi portën e Efraimit, mbi portën e Vjetër, mbi portën e Peshqve, mbi kullën e Hananeelit, mbi kullën e Meahut, deri te porta e Deleve; kori u ndal te porta e Burgut.

40. Dy koret e lëvdimit u ndalën te shtëpia e Perëndisë; kështu bëra edhe unë me gjysmën e gjyqtarëve që ishin me mua,

41. dhe priftërinjtë Eliakim, Maaseiah, Minialin, Mikajah, Elioenai, Zakaria, Hananiahu me boritë,

42. dhe Maaseiahu, Shemajahu, Eleazari, Uzi, Jehohanani, Milkijahu, Elami dhe Ezetri. Këngëtarët kënduan me zë të lartë nën drejtimin e Jezrahiahut.

43. Atë ditë ofruan flijime të mëdha dhe u gëzuan sepse Perëndia i kishte mbushur me një gëzim të madh. Edhe gratë dhe fëmijët u gëzuan; dhe gëzimi i Jeruzalemit dëgjohej nga larg.

44. Në atë kohë disa njerëz u caktuan për dhomat që shërbenin si magazina për ofertat, për prodhimet e para dhe për të dhjetat, për të mbledhur aty nga arat e qyteteve pjesët e caktuara nga ligji për

45. Ata e kryenin shërbimin e Perëndisë të tyre dhe shërbimin e pastrimit, bashkë me këngëtarët dhe me derëtarët, sipas urdhrit të Davidit dhe të Salomonit, që ishte biri i tij.

46. Në lashtësi, në kohën e Davidit dhe të Asafit, kishte në të vërtetë drejtues këngëtarësh dhe këngë lëvdimi dhe falënderimi drejtuar Perëndisë.

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 12