Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 11:8-20 Bibla Shqip (ALBB)

8. mbas tij, Gabai dhe Sallai; gjithsej, nëntëqind e njëzet e tetë.

9. Joeli, bir i Zikrit, ishte i pari i tyre, dhe Juda, bir i Senuahut, ishte shefi i dytë i qytetit.

10. Nga priftërinjtë: Jedajahu, bir i Jojaribit dhe Jakini,

11. Serajahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, ishte i pari i shtëpisë së Perëndisë,

12. vëllezërit e tyre të caktuar me punë në tempull ishin tetëqind e njëzet e dy veta; dhe Adajahu, biri Jerohamit, bir i Pelaliahut, bir i Amtsit, bir i Zakarias, bir i Pashhurit, bir i Malkijahut

13. dhe vëllezërit e tij, të parët e shtëpive atërore, ishin gjithsej dyqind e dyzet e dy veta; dhe Amashaai, bir i Azareelit, bir i Ahzait, bir i Meshilemothit, bir i Imerit,

14. dhe vëllezërit e tyre, burra trima, ishin njëqind e njëzet e tetë veta. Zabdieli, bir i Gedolimit, ishte i pari i tyre.

15. Nga levitët: Shemajahu, bir i Hashshubit, bir i Hazrikamit, bir i Hashabiahut, bir i Bunit,

16. Shabethai dhe Jozabadi, të caktuar në shërbimin e jashtëm të shtëpisë së Perëndisë, midis krerëve të levitëve;

17. dhe Mataniahu, bir i Mikas, bir i Zabdiut, bir i Asafit, që fillonte lëvdimet gjatë lutjes, i pari dhe Bakbukiahu, i dyti ndër vëllezërit e tij, dhe Abda, bir i Shamuas, bir i Galalit, bir i Jeduthunit.

18. Shuma e levitëve në qytetin e shenjtë: dyqind e tetëdhjetë e katër veta.

19. Derëtarët: Akubi, Talmoni dhe vëllezërit e tyre, rojtarë të portave: njëqind e shtatëdhjetë e dy veta.

20. Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e levitëve u vendosën në të gjitha qytetet e Judës, secili në pronën e vet.

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 11