Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 11:15-28 Bibla Shqip (ALBB)

15. Nga levitët: Shemajahu, bir i Hashshubit, bir i Hazrikamit, bir i Hashabiahut, bir i Bunit,

16. Shabethai dhe Jozabadi, të caktuar në shërbimin e jashtëm të shtëpisë së Perëndisë, midis krerëve të levitëve;

17. dhe Mataniahu, bir i Mikas, bir i Zabdiut, bir i Asafit, që fillonte lëvdimet gjatë lutjes, i pari dhe Bakbukiahu, i dyti ndër vëllezërit e tij, dhe Abda, bir i Shamuas, bir i Galalit, bir i Jeduthunit.

18. Shuma e levitëve në qytetin e shenjtë: dyqind e tetëdhjetë e katër veta.

19. Derëtarët: Akubi, Talmoni dhe vëllezërit e tyre, rojtarë të portave: njëqind e shtatëdhjetë e dy veta.

20. Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e levitëve u vendosën në të gjitha qytetet e Judës, secili në pronën e vet.

21. Nethinenjtë u vendosën mbi Ofelin; Tsiha dhe Gishpa ishin në krye të nethinenjve.

22. Kryetari i levitëve në Jeruzalem ishte Uzi, bir i Banit, bir i Hashabiahut, bir i Mataniahut, bir i Mikas, nga bijtë e Asafit, që ishin këngëtarët e caktuar për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë.

23. Për sa u përket atyre, në fakt mbreti kishte dhënë urdhër që çdo ditë t'i jepej këngëtarëve një furnizim i caktuar

24. Pethahiahu, bir i Meshezabeelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte i deleguari i mbretit për të gjitha punët e popullit.

25. Për sa u përket fshatrave me fushat e tyre, disa nga bijtë e Judës u vendosën në Kirjath-Arba dhe në fshatrat e tij, në Dibon dhe në fshatrat e tij, në Jekabseel dhe në fshatrat e tij,

26. në Jeshua, në Moladah, në Beth-Peleth,

27. në Atsar-Shual, në Beer-Sheba dhe në fshatrat e tij,

28. në Tsiklag, në Mekona dhe në fshatrat e tij,

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 11