Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nehemia 11:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Krerët e popullit u vendosën në Jeruzalem; pjesa tjetër e popullit hodhi me short që një në çdo dhjetë veta të vinte të banonte në Jeruzalem, në qytetin e shenjtë; nëntë të dhjetat e tjerë duhet të qëndronin përkundrazi në qytetet e tjera.

2. Populli bekoi tërë ata që spontanisht u ofruan të banojnë në Jeruzalem.

3. Këta janë krerët e provincës që u vendosën në Jeruzalem, (por në qytetet e Judës secili u vendos në pronën e vet, në qytetin e vet: izraelitët, priftërinjtë, levitët, nethinenjtë, dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit).

4. Në Jeruzalem u vendosën një pjesë e bijve të Judës dhe të Beniaminit. Nga bijtë e Judës: Atahiahu, bir i Uziahut, bir i Zakarias, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalaleelit, nga bijtë e Peretsit,

5. dhe Maaseja, bir i Barukut, bir i Kol-Hozehut, bir i Hazajahut, bir i Adajahut, bir i Jojaribit, bir i Zakarias, bir i Shilonitit.

6. Shuma e bijve të Peretsit që u vendosën në Jeruzalem: katërqind e gjashtëdhjetë e tetë trima.

7. Këta janë bijtë e Beniaminit: Salu, bir i Mashulamit, bir i Joedit, bir i Pedajahut, bir i Kolajahut, bir i Maaseiahut, bir i Ithielit, bir i Isaias;

8. mbas tij, Gabai dhe Sallai; gjithsej, nëntëqind e njëzet e tetë.

9. Joeli, bir i Zikrit, ishte i pari i tyre, dhe Juda, bir i Senuahut, ishte shefi i dytë i qytetit.

10. Nga priftërinjtë: Jedajahu, bir i Jojaribit dhe Jakini,

Lexoni kapitullin e plotë Nehemia 11