Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Nahumi 2:9-12 Bibla Shqip (ALBB)

9. Plaçkitni argjendin, plaçkitni arin! Ka thesare pa fund, pasuri të çfarëdo sendi të çmuar.

10. Ai është i shkretuar, bosh dhe i rrënuar; zemra ligështohet, gjunjët dridhen, ka një dhembje të madhe në të gjitha ijët dhe tërë fytyrat e tyre zverdhen.

11. Ku është strofka e luanëve, vendi ku ushqeheshin luanët e vegjël, ku silleshin luani, luanesha dhe të vegjlit e saj dhe askush nuk i trembte?

12. Luani shqyente për të vegjlit e tij, mbyste për luaneshat e tij dhe mbushte strofkat e tij me gjah dhe strofullat me gjënë e grabitur.

Lexoni kapitullin e plotë Nahumi 2