Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Mikea 5:7-15 Bibla Shqip (ALBB)

7. Kusuri i Jakobit, në mes të shumë popujve, ka për qenë si një vesë e dërguar nga Zoti, si një shi i dendur mbi barin, që nuk pret njeriun dhe nuk shpreson asgjë nga bijtë e njerëzve.

8. Kusuri i Jakobit do të jetë midis kombeve, në mes të shumë popujve, si një luan midis kafshëve të pyllit, si një luan i vogël midis kopeve të dhenve, i cili, po të jetë se kalon në mes, shkel dhe shqyen pa i dhënë mundësi askujt t'i shpëtojë.

9. Dora jote do të ngrihet kundër kundërshtarëve të tu dhe tërë armiqtë e tu do të shfarosen.

10. "Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti, "që unë do t'i zhduk kuajt e tu në mes teje dhe do të shkatërroj qerret e tua;

11. do të zhduk qytetet e vendit tënd dhe do të rrëzoj tërë fortesat e tua;

12. do të zhduk nga dora jote artet magjike dhe ti nuk do të kesh më shortarë;

13. do të zhduk në mes teje figurat e tua të gdhendura dhe shtyllat e tua të shenjta, dhe ti nuk do të biesh më përmbys përpara veprës së duarve të tua.

14. Do të çrrënjos në mes teje Asherahët e tu dhe do të shkatërroj qytetet e tua.

15. Do të hakmerrem me zemërim dhe me tërbim me kombet që nuk kanë dashur të dëgjojnë".

Lexoni kapitullin e plotë Mikea 5