Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 8:4-9 Bibla Shqip (ALBB)

4. Petkat e tua nuk të janë konsumuar mbi trup dhe këmba jote nuk është ënjtur gjatë këtyre dyzet viteve.

5. Prano, pra, në zemrën tënde se, ashtu si njeriu korrigjon birin e vet, ashtu Zoti Perëndia, yt, të korrigjon ty.

6. Prandaj zbato urdhërimet e Perëndisë, të Zotit tënd, duke ecur në rrugët e tij dhe duke ia pasur frikën;

7. sepse, Zoti Perëndia yt, po të bën të hysh në një vend të mirë, një vend me rrjedha uji e me burime që dalin nga luginat dhe nga malet;

8. një vend me grurë dhe elb, me vreshta, me fiq dhe shegë, një vend me ullinj që japin vaj dhe me mjaltë;

9. një vend ku do të hash bukë sa të duash, ku nuk do të të mungojë kurrgjë; një vend ku gurët janë hekur dhe ku do të rrëmosh bakër nga malet.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 8