Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 8:12-18 Bibla Shqip (ALBB)

12. e të mos ndodhë që, pasi të kesh ngrënë derisa të ngopesh dhe të kesh ndërtuar dhe banuar shtëpi të bukura,

13. pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët të shtohet, argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua,

14. zemra jote të lartësohet dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë;

15. që të ka sjellë nëpër këtë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme, vend gjarpërinjsh veprues dhe akrepash, tokë e thatë pa ujë; që nxori ujë për ty nga shkëmbinjtë shumë të fortë;

16. dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.

17. Ruhu, pra, të thuash në zemrën tënde: "Forca ime dhe fuqia e dorës sime m'i kanë siguruar këto pasuri".

18. Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri, për të ruajtur besëlidhjen për të cilën Ai iu betua etërve të tu, ashtu siç është në fuqi sot.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 8