Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 8:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Kini kujdes të zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet që po ju jap sot, me qëllim që të jetoni, të shumëzoheni dhe të pushtoni vendin që Zoti u betua t'u japë etërve tuaj.

2. Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këtë dyzetë vjet në shkretëtirë që ti të ulësh kokën dhe të vihesh në provë, për të ditur çfarë kishte në zemrën tënde dhe në se do të respektoje apo jo urdhërimet e tij.

3. Kështu, pra, ai të bëri të ulesh kokën, të provosh urinë, pastaj të ka ushqyer me mana që ti nuk e njihje dhe as etërit e tu s'e kishin njohur kurrë, me qellim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit.

4. Petkat e tua nuk të janë konsumuar mbi trup dhe këmba jote nuk është ënjtur gjatë këtyre dyzet viteve.

5. Prano, pra, në zemrën tënde se, ashtu si njeriu korrigjon birin e vet, ashtu Zoti Perëndia, yt, të korrigjon ty.

6. Prandaj zbato urdhërimet e Perëndisë, të Zotit tënd, duke ecur në rrugët e tij dhe duke ia pasur frikën;

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 8