Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 6:22-25 Bibla Shqip (ALBB)

22. Përveç kësaj Zoti veproi para syve tona, kreu mrekulli të mëdha dhe të tmerrshme kundër Egjiptit, Faraonit dhe gjithë shtëpisë së tij.

23. Dhe na nxori që andej për të na çuar në vendin që u ishte betuar t'u jepte etërve tanë.

24. Kështu Zoti na urdhëroi të zbatonim në praktikë të gjitha këto statute duke pasur frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që të kemi gjithnjë mirëqenie dhe që ai të na mbante të gjallë, siç po ndodh tani.

25. Dhe kjo do të jetë drejtësia jonë në rast se kujdesemi të zbatojmë në praktikë tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç na ka urdhëruar"".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 6