Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 4:41-49 Bibla Shqip (ALBB)

41. Atëherë Moisiu veçoi tri qytete matanë Jordanit, në drejtim të lindjes,

42. në të cilët mund të strehohej vrasësi që kishte vrarë të afërmin e tij padashur, pa e urryer më parë, dhe me qëllim që të ruante jetën e tij duke u strehuar në njërin prej këtyre qyteteve:

43. Betseri në shkretëtirën e krahinës fushore për rubenitët, Ramothi në Galaad për gaditët dhe Golani në Bashan për manasitët.

44. Ky është ligji që Moisiu u paraqiti bijve të Izraelit.

45. Këto janë rregullat, statutet dhe dekretet që Moisiu u dha bijve të Izraelit kur dolën nga Egjipti,

46. matanë Jordanit, në luginën përballë Beth-Peorit, në vendin e Sihonit, mbretit të amorenjve, që banonte në Heshbon, dhe që Moisiu dhe bijtë e Izraelit i mundën kur dolën nga Egjipti.

47. Ata shtinë në dorë vendin e tij dhe vendin e Ogut, mbretit të Balshanit, dy mbretër të amorenjve, që banonin matanë Jordanit, në drejtim të lindjes,

48. nga Aroreri, që ndodhet në brigjet e përroit Arnon, deri në malin Sion, (domethënë mali i Hermonit),

49. bashkë me gjithë fushën matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, deri në detin e Arabahut, poshtë shpateve të Pisgahut.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 4