Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 33:20-29 Bibla Shqip (ALBB)

20. Për sa i përket Gadit, ai tha: "I bekuar qoftë ai që e shtrin Gadin. Ai rri shtrirë si një luaneshë dhe copëton krahë dhe kafkë.

21. Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".

22. Për sa i përket Danit, ai tha: "Dani është një luan i vogël, që hidhet nga Bashani".

23. Për sa i përket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun".

24. Për sa i përket Asherit, ai tha: "Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.

25. Sandalet e tij të jenë prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua.

26. Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejt në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.

27. Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!".

28. Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten të sigurt, në një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di të japë vesë.

29. Ti je i lumtur, o Izrael! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 33