Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 33:17-26 Bibla Shqip (ALBB)

17. Madhështia e tij është si ajo e demit të tij të parëlindur, brirët e tij janë si brirët e një bualli. Me to do të shpojë tërë popujt, deri në skajet e dheut. Këto janë moritë e Efraimit. Këto janë mijërat e Manasit".

18. Për sa i përket Zabulonit ai tha: "Gëzohu, Zabulon, në daljen tënde dhe ti, Isakar, në çadrat e tua!

19. Ata do të thërrasin popujt në mal dhe aty do të ofrojnë flijime drejtësie; sepse ata do të thithin bollëkun e deteve dhe thesaret e fshehura në rërë".

20. Për sa i përket Gadit, ai tha: "I bekuar qoftë ai që e shtrin Gadin. Ai rri shtrirë si një luaneshë dhe copëton krahë dhe kafkë.

21. Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".

22. Për sa i përket Danit, ai tha: "Dani është një luan i vogël, që hidhet nga Bashani".

23. Për sa i përket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun".

24. Për sa i përket Asherit, ai tha: "Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.

25. Sandalet e tij të jenë prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua.

26. Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejt në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 33