Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 3:12-20 Bibla Shqip (ALBB)

12. Në atë kohë ne pushtuam këtë vend; unë u dhashë rubenitëve dhe gaditëve territorin e Aroerit, gjatë përroit Arnon deri në gjysmën e krahinës malore të Galaadit së bashku me qytetet e tij;

13. dhe i dhashë gjysmës së fisit të Manasit mbetjen e Galaadit dhe tërë Bashanin, mbretërinë e Ogut (tërë krahinën e Argobit me gjithë Bashanin, që quhej vendi i gjigantëve.

14. Jairi, bir i Manasit, mori tërë krahinën e Argobit, deri në kufijtë e geshuritëve dhe të maakathitëve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve të Bashanit, që edhe sot quhen qytetet e Jairit).

15. Dhe i dhashë Makirin Galaadit.

16. Rubenitëve dhe gaditëve u dhashë territorin e Galaadit deri në përroin e Armonit, bashkë me gjysmën e lumit që shërben si kufi, dhe deri në lumin Jabok, që është kufiri i bijve të Amonit,

17. dhe Arabahun, me Jordanin si kufi, nga Kinerethi deri në bregun lindor të detit të Arabahut poshtë shpateve të Pisgahut.

18. Në atë kohë unë ju dhashë këtë urdhër, duke thënë: "Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë këtë vend që ta zotëroni. Ju të gjithë, njerëz trima, do të kaloni Jordanin të armatosur, në krye të bijve të Izraelit, të vëllezërve tuaj.

19. Por bashkëshortet tuaja, të vegjlit dhe bagëtia juaj (e di që keni shumë bagëti) do të mbeten në qytetet që ju kam dhënë,

20. përderisa Zoti t'i lërë vëllezërit tuaj të çlodhen, ashtu siç bëri me juve, dhe të shtien edhe ata në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre matanë Jordanit. Pastaj secili ka për t'u kthyer në trashëgiminë që ju dhashë".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 3