Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 29:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Këto janë fjalët e besëlidhjes që Zoti i urdhëroi Moisiut të përfundonte me bijtë e Izraelit në vendin e Moabit, përveç besëlidhjes që kishte bërë me ta në malin Horeb.

2. Moisiu thirri tërë Izraelin dhe u tha atyre: "Ju keni parë të gjitha ato që i ka bërë Zoti në Egjipt para syve tuaj Faraonit, të gjithë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit;

3. sytë tuaj kanë parë mjerimet e mëdha, shenjat dhe mrekullitë e mëdha;

4. por deri sot Zoti nuk ju ka dhënë zemër për të kuptuar, sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.

5. Unë ju kam udhëhequr dyzet vjet në shkretëtirë; rrobat tuaja nuk ju janë prishur në trup, sandalet tuaja nuk iu janë konsumuar në këmbët tuaja.

6. Nuk keni ngrënë bukë dhe nuk keni pirë verë as pije dehëse, me qëllim që të njihnit që unë jam Zoti, Perëndia juaj.

7. Kur arritët në këtë vend, Sihoni, mbret i Heshbonit, dhe Ogu, mbret i Bashanit, dolën kundër nesh për të luftuar, por ne i mundëm,

8. pushtuam vendin e tyre dhe ia dhamë në trashëgimi rubenitëve, gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 29