63. Dhe do të ndodhë që, ashtu si Zoti ndiente kënaqësi t'ju bënte të mirë dhe t'ju shumëzonte, po kështu Zoti do të ndiejë kënaqësi duke ju zhdukur dhe shkatërruar; dhe do t'ju rrëmbejnë nga vendi ku po hyni për ta pushtuar.
64. Zoti do të të shpërndajë midis tërë popujve, nga njeri skaj i tokës në tjetrin; dhe atje ti do t'u shërbesh perëndive të tjera, që as ti as etërit e tu nuk i keni njohur kurrë, perëndi prej druri dhe prej guri.
65. Dhe midis atyre kombeve nuk do të gjesh prehje dhe vend ku të pushojnë tabanët e këmbëve të tua; aty Zoti do të të japë një zemër të drithëruar, sy përgjërues dhe ankth në shpirt.
66. Jeta jote do të qëndrojë përpara pezull në pasiguri; do të dridhesh natën dhe ditën dhe nuk do të kesh asnjë siguri për qenien tënde.
67. Në mëngjes do të thuash: "Ah, të ishte mbrëmje!", dhe në mbrëmje do të thuash: "Ah, të ishte mëngjes!", për shkak të llahtarës që do të mbushë zemrën tënde dhe të pamjes që do të shohin sytë e tu.
68. Dhe Zoti do të të kthejë në Egjipt me anije, nëpër rrugën që të pata thënë: "Nuk do ta shohësh më kurrë!". Dhe aty do t'ju ofrojnë armiqve tuaj për t'ju shitur si skllevër dhe si skllave, por askush nuk do t'ju blejë".