Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 28:38-49 Bibla Shqip (ALBB)

38. Do të çosh shumë farë në arë por do të korrësh pak, sepse karkaleci do ta gllabërojë.

39. Do të mbjellësh vreshta, do t'i punosh, por nuk do të pish verë as do të mbledhësh rrush, sepse krimbi do t'i hajë.

40. Do të kesh ullinj në të gjithë territorin tënd, por nuk do të lyesh me vaj, sepse ullinjtë e tu do të bien.

41. Do të të lindin bij dhe bija, por nuk do të jenë të tutë, sepse do të shkojnë në skllavëri.

42. Tërë pemët e tua dhe frytet e tokës sate do të jenë pre nga karkalecit.

43. I huaji që ndodhet në mes teje do të ngrihet gjithnjë e më lart mbi ty dhe ti do të biesh gjithnjë e më poshtë.

44. Ai do të të japë hua, por ti nuk do t'i japësh hua atij; ai do të jetë koka dhe ti bishti.

45. Të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty, do të të ndjekin dhe do të të zënë derisa të shkatërrohesh, sepse nuk iu binde zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet që ai të ka urdhëruar.

46. Ato do të jenë si një shenjë dhe si një mrekulli për ty dhe pasardhësit e tu, përgjithnjë.

47. Sepse nuk i ke shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gëzim dhe hare në zemër për bollëkun në çdo gjë,

48. do t'u shërbesh armiqve të tu që Zoti do të dërgojë kundër teje, në një gjendje urie, etjeje, lakuriqësie dhe mungese të çdo gjëje; dhe ai do të vërë një zgjedhë të hekurt rreth qafës sate derisa të të shkatërrojë.

49. Zoti do të sjellë kundër teje nga larg, nga skajet e dheut, një komb të shpejtë, si shqiponja që fluturon, një komb gjuhën e të cilit ti nuk do ta kuptosh,

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 28