Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 28:34-51 Bibla Shqip (ALBB)

34. Do të çmendesh para pamjes që do të shohin sytë e tu.

35. Zoti do të të godasë në gjunjët dhe në kofshët me një ulcerë të keqe, nga e cila nuk do të mund të shërohesh, nga tabani i këmbëve deri në majë të kokës.

36. Zoti do të të çojë ty dhe mbretin tënd, që e ke vënë mbi ty, në një komb që as ti, as etërit e tu, nuk e keni njohur; dhe atje do t'u shërbeni perëndive të tjera prej druri dhe prej guri;

37. dhe do të bëhesh objekt habie, proverbi dhe talljeje në mes tërë popujve pranë të cilëve do të të çojë Zoti.

38. Do të çosh shumë farë në arë por do të korrësh pak, sepse karkaleci do ta gllabërojë.

39. Do të mbjellësh vreshta, do t'i punosh, por nuk do të pish verë as do të mbledhësh rrush, sepse krimbi do t'i hajë.

40. Do të kesh ullinj në të gjithë territorin tënd, por nuk do të lyesh me vaj, sepse ullinjtë e tu do të bien.

41. Do të të lindin bij dhe bija, por nuk do të jenë të tutë, sepse do të shkojnë në skllavëri.

42. Tërë pemët e tua dhe frytet e tokës sate do të jenë pre nga karkalecit.

43. I huaji që ndodhet në mes teje do të ngrihet gjithnjë e më lart mbi ty dhe ti do të biesh gjithnjë e më poshtë.

44. Ai do të të japë hua, por ti nuk do t'i japësh hua atij; ai do të jetë koka dhe ti bishti.

45. Të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty, do të të ndjekin dhe do të të zënë derisa të shkatërrohesh, sepse nuk iu binde zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet që ai të ka urdhëruar.

46. Ato do të jenë si një shenjë dhe si një mrekulli për ty dhe pasardhësit e tu, përgjithnjë.

47. Sepse nuk i ke shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gëzim dhe hare në zemër për bollëkun në çdo gjë,

48. do t'u shërbesh armiqve të tu që Zoti do të dërgojë kundër teje, në një gjendje urie, etjeje, lakuriqësie dhe mungese të çdo gjëje; dhe ai do të vërë një zgjedhë të hekurt rreth qafës sate derisa të të shkatërrojë.

49. Zoti do të sjellë kundër teje nga larg, nga skajet e dheut, një komb të shpejtë, si shqiponja që fluturon, një komb gjuhën e të cilit ti nuk do ta kuptosh,

50. një komb me një pamje të egër që nuk do të respektojë plakun dhe nuk do të ketë mëshirë për të voglin,

51. dhe do të hajë frytin e bagëtisë sate dhe prodhimin e tokës sate, derisa të shkatërrohesh; dhe nuk do të lërë as grurë, as musht, as vaj as pjelljet e lopëve të tua ose pjelljet e deleve të tua, derisa të të ketë shkatërruar.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 28