Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 28:17-24 Bibla Shqip (ALBB)

17. Të mallkuara do të jenë shporta jote dhe magjja jote.

18. I mallkuar do të jetë fryti i barkut tënd, fryti i tokës sate, pjelljet e lopëve të tua dhe fryti i deleve të tua.

19. Do të jesh i mallkuar kur hyn dhe i mallkuar kur del.

20. Zoti do të dërgojë kundër teje mallkimin, rrëmujën dhe mosmiratimin për çdo gjë mbi të cilën do të vësh dorë dhe që do të bësh, derisa ti të shkatërrohesh dhe të vdesësh shpejt, për shkak të ligësisë së veprimeve të tua në të cilat më ke braktisur.

21. Zoti do të bëjë që të të zërë murtaja, derisa të konsumohesh prej saj në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.

22. Zoti do të godasë me ligështim, me ethe, me mahisje, me vapë djegëse, me shpatë, me plasje dhe vrug, që do të ndjekin deri në shkatërrimin tënd.

23. Qielli mbi kokën tënde do të jetë prej bakri dhe toka poshtë teje do të jetë prej hekuri.

24. Zoti do ta kthejë shiun e vendit tënd në rërë dhe pluhur, që do të bien mbi ty derisa të shkatërrohesh.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 28