Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 27:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Moisiu dhe pleqtë e Izraelit i dhanë popullit këtë urdhër: "Respektoni të gjitha urdhërimet që po ju caktoj sot.

2. Ditën që do të kapërceni Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep, do të ngresh për vete gurë të mëdhenj dhe do t'i lyesh me gëlqere.

3. Pastaj do të shkruash mbi ta tërë fjalët e këtij ligji, kur të kapërcesh Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.

4. Kështu, pra, kur të kaloni Jordanin, do të ngrini në malin Ebal këta gurë, që sot ju urdhëroj, dhe do t'i lyeni me gëlqere.

5. Aty do t'i ngresh edhe një altar Zotit, Perëndisë tënd, një altar gurësh, mbi të cilët nuk do të përdorësh vegël hekuri.

6. Do të ndërtosh altarin e Zotit, Perëndisë tënd, me gurë të pacenuar, dhe mbi të do t'i ofrosh holokauste Zotit, Perëndisë tënd.

7. Do të ofrosh flijime falënderimi, dhe aty do të hash dhe do të gëzohesh përpara Zotit, Perëndisë tënd.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 27