Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 25:7-10 Bibla Shqip (ALBB)

7. Por në rast se ai burrë nuk dëshiron të marrë të kunatën, kjo do të ngjitet në portën e pleqve dhe do të thotë: "Im kunat nuk pranon ta ngrejë emrin e vëllait të tij në Izrael; ai nuk dëshiron të kryejë ndaj meje detyrën e kunatit".

8. Atëherë pleqtë e qytetit të tij do ta thërrasin dhe do t'i flasin; dhe në qoftë se ai ngul këmbë dhe thotë: "Nuk dua ta marr",

9. atëherë kunata e tij do t'i afrohet në prani të pleqve do t'i heqë sandalen nga këmba, do ta pështyjë në fytyrë dhe do t'i thotë: "Këtë do të pësojë ai që nuk dëshiron të ndërtojë shtëpinë e vëllait të tij".

10. Dhe emri i tij në Izrael do të jetë: "Shtëpia e atij të cilit i është hequr sandalja".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 25