Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 25:14-19 Bibla Shqip (ALBB)

14. Nuk do të kesh në shtëpi dy masa, një të madhe dhe një të vogël.

15. Do të kesh një peshë të saktë dhe të drejtë, do të kesh një masë të saktë dhe të drejtë, me qëllim që ditët e tua të zgjaten në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

16. Sepse të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla, të gjithë ata që sillen në mënyrë jo të drejtë, urrehen nga Zoti, Perëndia yt.

17. Kujto atë që të bëri Amaleku gjatë rrugës, kur dolët nga Egjipti;

18. ai të doli përballë rrugës, duke sulmuar nga prapa tërë të dobëtit që ishin të fundit, kur ti ishe i lodhur dhe i mbaruar, dhe nuk pati fare frikë nga Perëndia.

19. Kur, pra, Zoti, Perëndia yt, do të sigurojë qetësi nga armiqtë e tu rreth e përqark vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi për ta pushtuar, do të fshish kujtimin e Amalekut nën qiellin; mos e harro!".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 25