Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 25:1-3 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Në rast se fillon një grindje midis burrave dhe ata paraqiten në gjyq, gjykatësit do t'i gjykojnë duke i dhënë pafajësinë të pafajshmit dhe duke dënuar fajtorin.

2. Pastaj në se fajtori meriton të rrihet, gjykatësi do të urdhërojë që ta shtrijnë për tokë dhe ta rrahin në prani të tij, me një numër goditjesh sipas shkallës së fajit të tij.

3. Mund t'i jepen dyzet goditje, por jo më tepër, sepse, duke e kaluar këtë masë dhe duke e rrahur me një numër më të madh goditjesh, yt vëlla të mos përçmohet në sytë e tu.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 25