Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 23:6-18 Bibla Shqip (ALBB)

6. Nuk do t'u kërkosh kurrë as paqen, as begatinë e tyre derisa të jetosh.

7. Nuk do të urresh idumeun, sepse ai është vëllai yt; nuk do të urresh egjiptasin, sepse ti ishe i huaj në vendin e tij,

8. bijtë që do t'u lindin atyre, në brezin e tretë, do të mund të hyjnë në asamblenë e Zotit.

9. Kur të dalësh me ushtrinë kundër armiqve të tu, ruhu nga çdo gjë e keqe.

10. Në rast se dikush në mes teje është i papastër nga një ngjarje e natës, ka për të dalë nga kampi dhe nuk do të kthehet më;

11. në mbrëmje do të lahet me ujë dhe pas perëndimit të diellit do të mund të kthehet në kamp.

12. Do të kesh edhe një vend jashtë kampit, dhe do të shkosh atje për nevojat e tua;

13. dhe midis veglave të tua do të kesh edhe një kunj dhe kur të shkosh për t'u mbledhur kruspull përjashta, me të do të gërmosh një gropë dhe pastaj do të mbulosh jashtëqitjet e tua.

14. Me qenë se Zoti, Perëndia yt, ecën në mes të kampit tënd që të të bëjë të lirë dhe që të të japë në dorë armiqtë e tu; prandaj kampi yt do të jetë i shenjtë që Zoti të mos shohë në gjirin tënd asnjë paturpësi dhe të largohet prej teje.

15. Nuk do t'i dorëzosh pronarit të tij skllavin që i ka ikur për t'u strehuar pranë teje.

16. Ai do të banojë me ty, në mes jush, në vendin që ka zgjedhur, në atë qytetin tënd që do t'i duket më i mirë; dhe nuk do ta ngacmosh.

17. Nuk do të ketë asnjë grua që të merret me kurvëri midis bijave të Izraelit, nuk do të ketë asnjë burrë që të merret me kurvëri midis bijve të Izraelit.

18. Në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, nuk do të çosh shpërblimin e një kurve as çmimin e një qeni, për asnjë kusht, sepse këto dy gjëra janë një ndyrësi për Zotin, Perëndinë tënd.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 23