Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 23:21-25 Bibla Shqip (ALBB)

21. Kur lidh një kusht me Zotin, Perëndinë tënd, nuk do të vonosh ta kryesh, sepse i Zoti, Perëndia yt, do të të kërkojë me siguri llogari dhe ti do të ishe fajtor;

22. por në rast se ti nuk lidh kushte, nuk kryen mëkat.

23. Mbaje fjalën që ka dalë nga goja jote, sepse ke marrë përsipër në mënyrë të neveritshme përpara Zotit, Perëndisë tënd, atë që ke premtuar me gojën tënde.

24. Kur hyn në vreshtin e të afërmit tënd, mund të hash rrush sa të ngopesh, por nuk do vësh rrush në shportën tënde.

25. Kur hyn në arën e grurit të të afërmit tënd, mund të mbjellësh kallinj; por nuk do të përdorësh draprin në arën e grurit të të afërmit tënd".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 23