Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 22:2-16 Bibla Shqip (ALBB)

2. Dhe në qoftë se vëllai yt nuk banon afër teje dhe ti nuk e njeh, do ta çosh kafshën në shtëpinë tënde derisa yt vëlla të fillojë ta kërkojë; dhe atëherë do t'ia kthesh.

3. Në të njëjtën mënyrë do të veprosh me gomarin, rrobat dhe çfarëdo send tjetër që yt vëlla ka humbur dhe ti ke gjetur; ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë.

4. Në qoftë se ti shikon gomarin e vëllait tënd apo kaun e tij të rrëzuar gjatë rrugës, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do të ndihmosh tët vëlla për t'i ngritur.

5. Gruaja nuk do të veshë rroba burrash, as burri nuk ka për të veshur rroba grash, sepse kushdo që bën gjëra të tilla neveritet nga Zoti, Perëndia yt.

6. Në rast se rrugës të rastis të gjesh mbi një dru ose për tokë një fole zogu me gjithë të vegjlit ose me vezët dhe nënën që ngroh të vegjlit apo vezët, nuk ke për të marrë nënën me të vegjlit;

7. do të lesh nënën të ikë dhe do të marrësh për vete të vegjlit, që ti të kesh mbarësi dhe të zgjatësh ditët e tua.

8. Kur të ndërtosh një shtëpi të re do të ngresh një parapet rreth çatisë së saj për të mos tërhequr një faj gjaku mbi shtëpinë tënde, në rast se dikush rrëzohet nga çatia.

9. Nuk do të mbjellësh në vreshtin tënd farëra të llojeve të ndryshme, me qëllim që prodhimi i asaj që ke mbjellë dhe renta e vreshtit të mos preken.

10. Nuk do të punosh njëkohësisht me një ka dhe një gomar.

11. Nuk do të veshësh rroba të bëra me një stof të përzierë leshi dhe liri.

12. Nuk do të vësh theka në katër cepat e mantelit me të cilin mbulohesh.

13. Në qoftë se një burrë martohet me një grua, hyn tek ajo dhe pastaj fillon ta urrejë,

14. dhe e padit për gjëra të turpshme dhe i nxjerr një nam të keq, duke thënë: "Mora këtë grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjërisë",

15. babai dhe nëna e së resë do të marrin shenjat e virgjërisë së saj dhe do t'ua tregojnë pleqve të qytetit, te porta;

16. dhe babai i së resë do t'u thotë pleqve: "Unë ia dhashë time bijë për grua këtij burri, por ai filloi ta urrejë,

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 22