Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 20:6-11 Bibla Shqip (ALBB)

6. A ka njeri të ketë mbjellë një vresht dhe të mos ketë shijuar akoma frutat e tij? Le të shkojë e të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të gëzojë frytet e tij.

7. A ka njeri që është fejuar me një femër dhe nuk e ka marrë akoma me vete? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë në betejë dhe një tjetër ta marrë atë".

8. Pastaj oficerët do t'i flasin akoma popullit, duke i thënë: "A ka ndonjë që ka frikë dhe të cilit i mungon guximi? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që guximi i vëllezërve të tij të mos mehet ashtu si i ndodhi atij".

9. Kur oficerët të kenë mbaruar së foluri popullit, do të caktojnë komandantët e trupave të popullit.

10. Kur t'i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t'i ofrosh së pari paqen.

11. Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t'i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 20