Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 20:16-20 Bibla Shqip (ALBB)

16. Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë;

17. por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të hitenjve, të amorenjve, të kanaanenjve, të perezenjve, të hivenjve dhe të jebusenjve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,

18. me qëllim që ata të mos ju mësojnë të imitoni tërë ndyrësitë që bëjnë për perënditë e tyre, dhe ju të mos mëkatoni kundër Zotit, Perëndisë tuaj.

19. Kur të rrethosh një qytet për një kohë të gjatë, duke luftuar kundër tij, për ta shtënë në dorë, nuk do të shkatërrosh drurët frutorë me goditje të sëpatës, do të hash frutat e tyre dhe nuk do t'i rrëzosh; sepse vallë druri i fushës a është njeri që ti ta përdorësh në rrethimin?

20. Por mund të shkatërrosh dhe të rrëzosh gjithë drurët që ti e di që nuk janë frutorë, për të ndërtuar vepra rrethimi kundër qytetit që të lufton, derisa ai të bjerë".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 20