Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 20:10-18 Bibla Shqip (ALBB)

10. Kur t'i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t'i ofrosh së pari paqen.

11. Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t'i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë.

12. Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh.

13. Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij;

14. por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t'i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.

15. Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.

16. Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë;

17. por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të hitenjve, të amorenjve, të kanaanenjve, të perezenjve, të hivenjve dhe të jebusenjve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,

18. me qëllim që ata të mos ju mësojnë të imitoni tërë ndyrësitë që bëjnë për perënditë e tyre, dhe ju të mos mëkatoni kundër Zotit, Perëndisë tuaj.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 20