Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 2:15-24 Bibla Shqip (ALBB)

15. Në fakt dora e Zotit qe kundër tyre për t'i asgjësuar nga kampi, derisa të zhdukeshin.

16. Kështu, kur luftëtari i fundit vdiq në mes të popullit,

17. Zoti më foli duke thënë:

18. "Sot ti po bëhesh gati të kalosh kufirin e Moabit në Ar;

19. por duke iu afruar bijve të Amonit, mos i sulmo dhe mos u shpall luftë, sepse unë nuk do të jap asnjë pjesë të vendit të bijve të Amonit si trashëgimi, sepse ua kam dhënë bijve të Lotit si pronë të tyre".

20. (Edhe konsiderohej si një vend gjigantësh; në kohërat e kaluara këtu banonin gjigantë; por amonitët i quanin zamzumimë,

21. një popull i madh, i shumtë dhe shtatlartë si anakimët; por Zoti i shkatërroi para amonitëve, që i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre,

22. ashtu si kishte vepruar Zoti me pasardhësit e Esaut që banonin në Seir, kur shkatërroi horenjtë përpara tyre. Ata i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre deri në ditët tona.

23. Edhe avenjtë, që banonin në fshatrat deri në Gaza, u shkatërruan nga kaftorimët, që kishin ardhur nga Kaftori, të cilët u vendosën në vendin e tyre).

24. "Çohuni, vihuni në marshim dhe kaloni përroin Arnon; ja, unë po e kaloj nën pushtetin tënd Sihonin, amoreun, mbretin e Heshbonit, dhe vendin e tij; fillo ta shtiesh atë në dorë dhe shpalli luftë.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 2