Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 19:15-21 Bibla Shqip (ALBB)

15. Një dëshmitar i vetëm nuk mjafton për të akuzuar dikë për çfarëdo krimi apo mëkati të kryer; fakti do të përcaktohet me deponimin e dy ose tre dëshmitarëve.

16. Në rast se kundër dikujt ngrihet një dëshmitar i rremë dhe e akuzon për një krim,

17. atëherë dy njerëzit midis të cilëve zhvillohet mosmarrëveshja do të paraqiten përpara Zotit, përpara priftërinjve dhe gjykatësve në funksion ato ditë.

18. Gjykatësi do ta hetojë me kujdes çështjen; dhe në rast se del që ai dëshmitar është një dëshmitar i rremë, që ka deponuar gënjeshtra kundër vëllait,

19. atëherë do t'i bëni atij atë që kishte ndër mend t'i bënte vëllait të tij. Kështu do ta shkulni të keqen nga mesi juaj.

20. Të tjerët do ta mësojnë dhe do të tremben, dhe qysh atëherë nuk do të kryhet më në mes tuaj një veprim aq i keq.

21. Syri yt nuk do të ketë mëshirë, por do t'i përmbahet rregullit jetë për jetë, sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 19