Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 18:7-15 Bibla Shqip (ALBB)

7. atëherë ai do të mund të shërbejë në emër të Zotit, Perëndisë së tij, ashtu si gjithë vëllezërit e tij levitë që ndodhen aty përpara Zotit.

8. Ata do të marrin për mbajtjen e tyre pjesë të barabarta, përveç parave nga shitja e pasurisë së tyre.

9. Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të mësosh të shkosh pas veprave të neveritshme të këtyre kombeve.

10. Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,

11. as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymët, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit,

12. sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje.

13. Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd;

14. sepse kombet, që ti do të dëbosh, i kanë dëgjuar shortarët dhe magjistarët; kurse ty, Zoti, Perëndia yt, nuk të ka lejuar të veprosh kështu.

15. Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar,

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 18