Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 15:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Në mbarim të çdo shtatë viteve do të bësh faljen e borxheve.

2. Dhe kjo do të jetë forma e faljes: Çdo huadhënës do të falë atë që i ka dhënë hua të afërmit të tij; nuk do të kërkojë kthimin e saj nga i afërmi dhe nga vëllai i tij, sepse është shpallur falja e borxheve nga Zoti.

3. Mund ta kërkosh borxhin nga i huaji; por do t'i falësh vëllait tënd atë që ai të ka marrë hua.

4. Nuk do të ketë asnjë nevojtar midis jush, sepse Zoti do të të bekojë me të madhe në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep si trashëgimi, që ti ta zotërosh,

5. por vetëm me kusht që ti t'i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha këta urdhërimet, që sot të cakton.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 15