Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 14:26-29 Bibla Shqip (ALBB)

26. dhe do t'i përdorësh këto para për të blerë të gjitha ato që dëshiron zemra jote: lopë, dele, verë, pije dehëse, ose çfarëdo gjë që dëshiron zemra jote; dhe aty do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të gëzohesh ti bashkë me familjen tënde.

27. Përveç kësaj nuk do të lesh pas dore levitin, që banon brenda portave të tua, sepse ai nuk ka pjesë as trashëgimi me ty.

28. Në fund të çdo tre viteve, do të vësh mënjanë të gjitha të dhjetat e prodhimeve të tua të vitit të tretë, dhe do t'i vendosësh brenda portave të tua;

29. dhe leviti, që nuk ka pjesë as trashëgimi me ty, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që gjenden brenda portave të tua, do të vinë, do të hanë dhe do të ngopen, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në çdo punë që do të të zërë dora".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 14