Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 14:10-26 Bibla Shqip (ALBB)

10. por nuk do të hani asnjë nga ato që nuk kanë pendë dhe luspa; janë të papastra për ju.

11. Mund të hani çdo zog të pastër;

12. por nuk do të hani këto: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan e detit,

13. qiftin, fajkuan dhe çdo lloj zhgabe,

14. çdo lloj korbi,

15. strucin, kukuvajkën mjekroshe, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë,

16. bufin, ibisin, mjellmën,

17. pelikanin, martin peshkatarin, kormoranin,

18. lejlekun, çdo lloj gate, pupëzën dhe lakuriqin e natës.

19. Çdo insekt që fluturon është i papastër për ju; nuk do ta hani.

20. Por mund të hani çdo zog që është i pastër.

21. Nuk do të hani asnjë kafshë që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme; mund t'ua jepni të huajve që janë brenda portave tuaja që t'i hanë ose mund t'ua shisni një të huaji, sepse ti je një popull që i je shenjtëruar Zotit, Perëndisë tënd. Nuk do ta gatuash kecin bashkë në qumështin e nënës së tij.

22. Do të zotohesh të japësh të dhjetën e asaj që mbjell dhe që të prodhon ara çdo vit.

23. Do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur si vendbanim për emrin e tij, të dhjetën e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, dhe pjelljen e parë të tufave të bagëtive të trasha dhe të imta, në mënyrë që ti të mësosh të kesh gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia yt.

24. Por në rast se rruga është shumë e gjatë për ty dhe nuk mund t'i çosh deri atje të dhjetat, sepse vendi që Zoti, Perëndia yt, ka caktuar për të vendosur emrin e tij është shumë larg nga ty, kur Zoti, Perëndia yt, do të të ketë bekuar,

25. atëherë do t'i këmbesh ato me para dhe me paratë në dorë do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti, Perëndia yt;

26. dhe do t'i përdorësh këto para për të blerë të gjitha ato që dëshiron zemra jote: lopë, dele, verë, pije dehëse, ose çfarëdo gjë që dëshiron zemra jote; dhe aty do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të gëzohesh ti bashkë me familjen tënde.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 14