Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 14:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj; nuk do të bëni asnjë prerje dhe nuk do të rruheni midis syve për një të vdekur;

2. sepse ti je një popull i shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd, dhe Zoti të ka zgjedhur për të qenë një popull i tij, një thesar i veçantë ndër të gjithë popujt që janë mbi faqen e dheut.

3. Nuk do të hash asgjë të neveritshme.

4. Këto janë kafshët që mund të hani: lopa, delja, dhia,

5. dreri, gazela, dhia e egër, stambeku, antilopa dhe kaprolli.

6. Mund të hani çdo kafshë që e ka thundrën të ndarë, dhe që përtypet midis kafshëve.

7. Por nga ato që vetëm përtypen dhe që kanë vetëm thundrën të ndarë nuk do të hani devenë, lepurin dhe baldosën, që përtypen por nuk e kanë thundrën të ndarë; për ju janë të papastra;

8. edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur.

9. Ndër të gjitha kafshët që rrojnë në ujë, mund të hani të gjitha ato që kanë pendë dhe luspa;

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 14