Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 1:6-15 Bibla Shqip (ALBB)

6. "Zoti, Perëndia ynë, na foli në Horeb dhe na tha: "Ju keni ndenjur mjaft afër këtij mali;

7. çoni çadrat, vihuni në lëvizje dhe shkoni në drejtim të krahinës malore të amorenjve dhe në drejtim të të gjitha vendeve të afërta me Arabahun, në krahinën malore dhe në ultësirën, në Negev e në bregun e detit, në vendin e kanaanenjve dhe në Liban, deri në lumin e madh, në lumin e Eufratit.

8. Ja, unë e vura vendin para jush; hyni dhe shtjereni në dorë vendin që Zoti ishte betuar t'ua jepte etërve tuaj, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, atyre dhe pasardhësve të tyre mbas tyre"".

9. "Në atë kohë unë ju fola dhe ju thashë: "Unë nuk mund ta mbaj i vetëm barrën që përfaqësoni ju të tërë.

10. Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.

11. Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju bëftë njëmijë herë më të shumtë, dhe ju bekoftë ashtu si ju ka premtuar!

12. Por si mundem unë, duke qenë i vetëm, të mbaj barrën tuaj, peshën tuaj dhe grindjet tuaja?

13. Zgjidhni nga fiset tuaja burra të urtë, me gjykim e me përvojë, dhe unë do t'i bëj prijës tuaj".

14. Dhe ju m'u përgjigjët, duke thënë: "Ajo që ti propozon të bësh është e mirë".

15. Atëherë mora prijësit e fiseve tuaja, njerëz të urtë dhe me përvojë, dhe i caktova si prijës tuaj, prijës të mijërave, të qindrave të pesëdhjetëve, të dhjetërave, dhe oficerë të fiseve tuaja.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 1