Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 1:34-44 Bibla Shqip (ALBB)

34. "Kështu Zoti dëgjoi fjalët tuaja, u zemërua dhe u betua duke thënë:

35. Me siguri, asnjë nga njerëzit e këtij brezi të keq nuk do ta shohë vendin e mirë që jam betuar t'u jap etërve tuaj,

36. me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut. Ai do ta shohë; atij dhe bijve të tij do t'u jap tokën që ai ka shkelur, sepse i ka shkuar pas Zotit plotësisht".

37. Edhe kundër meje Zoti u zemërua për fajin tuaj dhe tha: "As ti nuk ke për të hyrë;

38. por Jozueu, bir i Nunit, që qëndron para teje, ka për të hyrë; përforcoje, se ai do ta bëjë Izraelin ta zotërojë vendin.

39. Fëmijët tuaj, që ju thatë se do të bëhen pre e armiqve, që sot nuk njohin as të mirën as të keqen, janë ata që do të hyjnë; do t'jua jap atyre vendin dhe ata do ta zotërojnë.

40. Ju kthehuni prapa dhe shkoni nga shkretëtira, në drejtim të Detit të Kuq".

41. Atëherë ju u përgjigjët, duke më thënë: "Kemi mëkatuar kundër Zotit. Ne do të ngjitemi dhe do të luftojmë pikërisht ashtu si ka thënë Zoti, Perëndia ynë". Dhe secili prej jush ngjeshi armët dhe filloi me guxim të ngjitet në drejtim të krahinës malore.

42. Dhe Zoti më tha: "U thuaj atyre: Mos u ngjitni dhe mos luftoni, sepse unë nuk jam midis jush, dhe ju do të mundeni nga armiqtë tuaj".

43. Unë jua thashë, por ju nuk më dëgjuat; bile ngritët krye kundër urdhrit të Zotit, u sollët me mendjemadhësi dhe u ngjitët drejt krahinës malore.

44. Atëherë amorenjtë, që banojnë në këtë krahinë malore, dolën kundër jush, ju ndoqën si bëjnë bletët dhe ju prapsën nga Seiri deri në Hormah.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 1