Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 1:28-38 Bibla Shqip (ALBB)

28. Ku mund të shkojmë? Vëllezërit tonë na pezmatuan zemrën duke na thënë: Është një popull më i madh dhe më shtatlartë se ne; qytetet janë të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell; pamë bile edhe bijtë e Anakimit".

29. Atëherë unë ju thashë: "Mos u trembni dhe mos kini frikë nga ata.

30. Zoti, Perëndia juaj, që shkon para jush, do të luftojë ai vetë për ju, ashtu si ka bërë para syve tuaj në Egjipt

31. dhe në shkretëtirë, ku ke parë se si Zoti, Perëndia yt, të ka shpënë ashtu si një njeri çon fëmijën e tij, gjatë gjithë rrugës që keni përshkuar derisa arritët në këtë vend".

32. Megjithatë ju nuk patët besim tek Zoti, Perëndia juaj,

33. që shkonte në rrugë para jush për t'ju gjetur një vend ku të ngrinit çadrat, me zjarrin e natës dhe me renë e ditës, për t'ju treguar cilën rrugë duhet të ndiqnit.

34. "Kështu Zoti dëgjoi fjalët tuaja, u zemërua dhe u betua duke thënë:

35. Me siguri, asnjë nga njerëzit e këtij brezi të keq nuk do ta shohë vendin e mirë që jam betuar t'u jap etërve tuaj,

36. me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut. Ai do ta shohë; atij dhe bijve të tij do t'u jap tokën që ai ka shkelur, sepse i ka shkuar pas Zotit plotësisht".

37. Edhe kundër meje Zoti u zemërua për fajin tuaj dhe tha: "As ti nuk ke për të hyrë;

38. por Jozueu, bir i Nunit, që qëndron para teje, ka për të hyrë; përforcoje, se ai do ta bëjë Izraelin ta zotërojë vendin.

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 1