Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 1:23-28 Bibla Shqip (ALBB)

23. Ky propozim më pëlqeu, kështu mora dymbëdhjetë njerëz nga radhët tuaja, një për çdo fis.

24. Dhe ata u nisën, u ngjitën drejt maleve, arritën në luginën e Eshkolit dhe vëzhguan vendin.

25. Morën me vete disa fruta të vendit, na i sollën dhe na paraqitën raportin e tyre, duke thënë: "Vendi që po na jep Zoti, Perëndia ynë, është i mirë"".

26. "Por ju nuk deshët të ngjiteni dhe ngritët krye kundër urdhrit të Zotit, Perëndisë tuaj;

27. dhe murmuritët në çadrat tuaja dhe thatë: "Zoti na urren, për këtë arsye na nxori nga vendi i Egjiptit për të na dorëzuar në duart e amorenjve dhe për të na shkatërruar.

28. Ku mund të shkojmë? Vëllezërit tonë na pezmatuan zemrën duke na thënë: Është një popull më i madh dhe më shtatlartë se ne; qytetet janë të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell; pamë bile edhe bijtë e Anakimit".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 1