Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 1:11-21 Bibla Shqip (ALBB)

11. Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju bëftë njëmijë herë më të shumtë, dhe ju bekoftë ashtu si ju ka premtuar!

12. Por si mundem unë, duke qenë i vetëm, të mbaj barrën tuaj, peshën tuaj dhe grindjet tuaja?

13. Zgjidhni nga fiset tuaja burra të urtë, me gjykim e me përvojë, dhe unë do t'i bëj prijës tuaj".

14. Dhe ju m'u përgjigjët, duke thënë: "Ajo që ti propozon të bësh është e mirë".

15. Atëherë mora prijësit e fiseve tuaja, njerëz të urtë dhe me përvojë, dhe i caktova si prijës tuaj, prijës të mijërave, të qindrave të pesëdhjetëve, të dhjetërave, dhe oficerë të fiseve tuaja.

16. Në atë kohë u dhashë këtë urdhër gjykatësve tuaj, duke u thënë: "Dëgjoni dhe gjykoni me drejtësi grindjet midis vëllezërve tuaj, midis një njeriu dhe të vëllait ose të huajit që ndodhet pranë tij.

17. Në gjykimet tuaja nuk do të keni konsiderata personale; do të dëgjoni si të madhin ashtu edhe të voglin; nuk do të keni frikë nga asnjeri, sepse gjykimi i përket Perëndisë; çështjen që është shumë e vështirë për ju do të ma paraqisni mua, dhe unë do ta dëgjoj".

18. Në atë kohë unë ju urdhërova të gjitha gjërat që duhet të bënit".

19. "Pastaj u nisëm nga mali i Horebit dhe përshkuam gjithë atë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme që keni parë, duke u drejtuar nga krahina malore e amorenjve, ashtu si na kishte urdhëruar Zoti, Perëndia ynë, dhe arritëm në Kadesh-Barnea.

20. Atëherë ju thashë: "Keni arritur në krahinën malore të amorenjve, që Zoti, Perëndia ynë, na jep.

21. Ja, Zoti, Perëndia ynë, e ka vënë vendin para teje, ngjitu dhe shtjere në dorë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu; mos ki frikë dhe mos u ligështo".

Lexoni kapitullin e plotë Ligji i Përtërirë 1