9. Pastaj bijtë e tij i paraqitën gjakun dhe ai ngjeu gishtin e tij në gjak dhe e vuri atë mbi brirët e altarit, dhe derdhi mbetjen e gjakut në bazën e altarit;
10. por dhjamin, veshkat dhe bulën e majme të mëlçisë të flijimit për mëkatin, i tymosi mbi altar ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
11. Mishin dhe lëkurën përkundrazi i dogji jashtë kampit.
12. Pastaj theri holokaustin; bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.
13. Pastaj i dhanë holokaustin e bërë copë-copë dhe kokën; dhe ai i tymosi mbi altar.
14. Lau zorrët dhe këmbët dhe i tymosi bashkë me holokaustin mbi altar.