Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 9:10-17 Bibla Shqip (ALBB)

10. por dhjamin, veshkat dhe bulën e majme të mëlçisë të flijimit për mëkatin, i tymosi mbi altar ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

11. Mishin dhe lëkurën përkundrazi i dogji jashtë kampit.

12. Pastaj theri holokaustin; bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.

13. Pastaj i dhanë holokaustin e bërë copë-copë dhe kokën; dhe ai i tymosi mbi altar.

14. Lau zorrët dhe këmbët dhe i tymosi bashkë me holokaustin mbi altar.

15. Pastaj paraqiti ofertën e popullit. Mori cjapin, që ishte flia për mëkatin e popullit, e theri dhe e ofroi për mëkatin, si ofertë të parë.

16. Pastaj paraqiti holokaustin dhe e ofroi sipas rregullit të caktuar.

17. Paraqiti pas kësaj blatimin e ushqimit; mori një grusht prej tij dhe e tymosi mbi altar, përveç holokaustit të mëngjesit.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 9